Egnatia mposht Vllazninë, Teuta një pikë larg…

Egnatia mposht Vllazninë, Teuta një pikë larg…

Abissnet Superiore java e 7: Egnatia- Vllaznia 3-1 (Albaneze 9′ (p), Adjesa 41′, Gruda 86’/ Perez 59′) Egnatia- Vllaznia ishte ndeshja e fundit e javës së 7-të Abissnet Superiore. Në 18.30 dy skuadrat u përballën në Rrogozhinë teksa vendasit parë dhe garën në Europë kishin bërë disa ndryshime në formacionin startues. Në anën tjetër Vllaznia i besoi formacionit të ndeshjes së kaluar. Megjithatë kampionët e Dedes arritën të shënonin dy herë në pjesën e parë duke vendosur në kontroll tri pikët. Në të dytën shkodranët arritën të hapnin takimin në të 59 me Perez por në fund një shkodran si Ildi Gruda shënoi dhe të tretin për Egnatian. Pas kësaj fitorje, Egnatia arrin të afrohet me një pikë me Teutën kryesuse./Sportiim.al/ Post navigation