Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Egnatia mëson rivalin në turin e dytë të Conference League, kundërshtar bjellorus për kampionët e Shqipërisë
Dinamo Minsk do të jetë kundërshtari i Egnatias në turin e dytë të Conference League. Ekipi bjellorus u eleminua në Champions nga skuadra e Ludogorets. Pas zhgënjimit në Champions ndaj Breidablik, kampionët në Shqipëri të Egnatias do të masin forcat kështu sërish ndaj një ekipi tjetër mjaft të fortë. Synimi i të besuarve të Tetovës, është mjaft i qartë, kualifikimi. Ndeshja e parë do të luhet më 24 korrik, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet më 31 korrik.