Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Egnatia i afrohet ndeshjes historike, kampionët zhvillojnë përgatitjet në fushën e Luzit
Egnatia ka mbyllur sot një tjetër ditë të përgatitjeve. Rrogozhinasit i ndajnë vetëm dy ditë nga sfida me Breidablik, që luhet për turin e parë të Ligës së Kampioneve. Do të jetë ditë historike për rrogozhinasit. Kjo pasi stadiumi “Arena Egnatia” do të presë ndeshje të Champions dhe i gjithë besimi qëndron për t’u kualifikuar. Egnatia nuk ka kaluar tur në Europë më parë. Për këtë edhe beson që dita e martë do të jetë e veçantë, për të shtruar rrugën drejt kualifikimit.