Egnatia e mbyll me fitore, kampionët mundin “demat e kuq”
Sot është luajtur edhe ndeshja e fundit e “Abissnet Superiore” -s përpara fillimit të ndeshjeve të Kombëtares. Dueli Egnatia-Partizani ka përmbyllur javën e 5-të të kampionatit. Rrozozhinasit kanë mposhtur “demat e kuq” me shifrat 2-1. Lukili gjeti i pari rrugën e rrjetës në minutën e 30 të takimit, ndërsa Albaneze dyfishoi shifrat në të 71-tën. Vetëm 2 minuta më vonë Murataj ngushtoi diferencat, por pa mundur të shmangë humbjen. Egnatia shkon kështu në kuotën e 12 pikëve dhe ndan vendin e dytë me Dinamon. Ndërkaq, Partizani e gjen veten në pozicionin e 7 me 4 pikë të grumbulluara./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com