Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Egnatia e hodhi shpejt peshqirin”! Kapiteni i islandezëve “tallet” pas fitores 5-0: Ata po i bërtisnin njëri-tjetrit dhe gjyqtarit, ne vazhdonim lojën
Breidablik fitoi në shifrat 5-0 ndaj Egnatias duke kaluar më tej në turin e dytë të Champions League. Ndërkohë kampionët e Shqipërisë janë dorëzuar pa kushte duke u eliminuar nga kompeticioni më i rëndësishëm në Europë. Menjëherë pas ndeshjes, kapiteni i Breidablik, Gunnlauggson, është tallur pak me këtë fitore duke thënë se te Egnatia nuk rezistuan aspak dhe e hodhën shpejt peshqirin duke pranuar dominimin total nga kundërshtari. “Po, pikërisht, dhe sonte të gjithë ishin shumë të kujdesshëm në shfrytëzimin e mundësive, përveç meje, mendoj. Ishim të përqendruar dhe punëtorë, dhe mendoj se fryma e ekipit shkëlqeu nëse e krahasoj...