Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Egnatia barazon duelin e parë me Olimpijan e Ljubjanës, Dinamo përmbyset nga Hajduku, Dritës i ikën “shikimi”…
Adriatik BALLA Mbrëmë u luajtën duelet e para të turit të tretë paraeliminator të Ligës së Konferencës, ku zbritën në fushë edhe dy skuadra të Superiores tonë, Egnatia e Rrogozhinës dhe Dinamo. E para u përball në kryeqytetin slloven Ljubjanë me Olimpijan, kurse Dinamo ishte në transfertë në Kroaci ndaj Hajdukut të Splitit. Përveç dy skuadrave tona, edhe dy skuadra të Kosovës luanin mbrëmë në Europë, Drita në Ligën e Europës dhe Ballkani në Conference League. Egnatia barazon me Olimpija Ljubjanën e Sllovenisë Egnatia e ka përmirësuar ndjeshëm performancën e saj në Europë dhe pasi kaloi dy ture në këtë kompeticion, mbrëmë u përplas me Olimpijan e Ljubjanës, në fushën e kësaj të fundit. Ndeshja përfundoi me rrjeta të paprekura, pra me shifrat e barabarta...