Efektivi qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, AMP e Prokuroria e Tiranës nisin hetimet
pamje nga incidenti TIRANË- AMP dhe Prokuroria e Tiranës kanë nisur hetimet për veprimet e efektivit Ersild Alliu, i cili qëlloi me plumb gome deputetin demokrat Kliti Hoti. Në një njoftim zyrtar, AMP bën me dije se ka nisur veprimet procedurale për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, e cila ndodhi pranë Hotel Dajtit “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka nisur kryerjen e veprimeve procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur sot, më datë 29.11.2026, pranë Hotel Dajtit. Në këtë ngjarje, shtetasi Kliti Hoti, 56 vjeç, deputet i Partisë Demokratike, dyshohet se është goditur me plumb gome në shpinë. AMP mbetet e angazhuar në ushtrimin e kompetencave të saj ligjore për verifikimin dhe hetimin...
Burimi:
zeri.ai