Edlir Tetova shpallet trajneri i muajit shtator në “Abissnet Superiore”
Edlir Tetova është përzgjedhur trajneri i muajit shtator në kampionatin “Abissnet Superiore” nga Drejtoria Teknike e FSHF. Gjatë muajit shtator, Teuta regjistroi tri fitore në tri ndeshjet e zhvilluara, duke siguruar rezultate pozitive dhe duke u renditur në krye të kampionatit me 13 pikë. Çmimi iu dorëzua trajnerit Tetova nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Abdyl Kuriu, në ambientet e FSHF TV. Në një prononcim për fshf.org, Edlir Tetova u shpreh i lumtur për këtë vlerësim, duke ia dedikuar arritjen stafit teknik dhe lojtarëve, të cilët i konsideroi pjesën më të rëndësishme të këtij suksesi. “Sigurisht që është një arritje për mua personalisht, por mbi të gjitha edhe për klubin. Pjesëmarrësit më të afërt janë stafi dhe lojtarët, sepse pa ta kjo nuk do të ishte...
Burimi:
sportekspres.com