Edicioni i katërt “Enkelanës”, 600 sportistë nga vende të ndryshme marrin pjesë në maratonë

Edicioni i katërt “Enkelanës”, 600 sportistë nga vende të ndryshme marrin pjesë në maratonë

Pogradeci mirëpriti edicionin e katërt të maratonës Enkelana, një aktivitet sportiv ndërkombëtar që këtë vit mblodhi mbi 600 sportistë nga 40 vende të botës, duke shënuar një tjetër sukses në promovimin e qytetit dhe turizmit sportiv. Gara u zhvillua në dy disiplina: 21 kilometra Lin–Pogradec dhe 11.5 kilometra Pogradec–Tushemisht, duke përfshirë itinerare piktoreske buzë liqenit dhe natyrës së pasur të zonës. Në garën kryesore triumfuan atletët nga Ukraina, Bogdan Semenovych për meshkuj dhe Natalya Semenovych, bashkëshortja e tij, për femra. “Nuk ishte e lehtë, ishte një garë e vështirë, kjo edhe për shkak të temperaturave të larta. Unë isha i...