Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Edi Rama: Më në fund, Shkodra ka nisur të marrë frymë lirisht pas lirimit të hapësirave publike
“Shkodra ka nisur të marrë frymë lirisht pas lirimit të hapësirave publike dhe bashkëpunimit me bizneset, të cilat kanë kuptuar rëndësinë po edhe interesin reciprok të kësaj përpjekjeje që do të vijojë”, shkruan Kryeministri, Edi Rama në postimin që ai ka bërë në mediat sociale, tekst i cili shoqëron një video ku tregohet pjesë të Shkodrës ku kalimtarët ecin në pjesën e dedikuar atyre, të papenguar nga ndalesa biznesesh të ndryshme që kishin okupuar trotuaret dhe hapësirat e të gjithëve.