Edhe Vlora i bashkohet protestës së studentëve, të rinjtë braktisin auditorët dhe dalin në bulevard

Edhe Vlora i bashkohet protestës së studentëve, të rinjtë braktisin auditorët dhe dalin në bulevard

Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve po zgjerohet edhe në qytete të tjera të vendit. Pas Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Korçës dhe Shkodrës, edhe studentët e Vlorës kanë nisur një marshim në mbështetje të protestës që po zhvillohet në kryeqytet. Një grup studentësh kanë dalë nga ambientet e Fakultetit të Shkencave Humane dhe janë nisur përgjatë bulevardit të Vlorës, duke u bërë thirrje studentëve të tjerë që t’i bashkohen tubimit. “Bashkohuni me ne”, është një prej thirrjeve që të rinjtë po përsërisin gjatë marshimit, me synimin për të rritur pjesëmarrjen në protestë. Sipas informacioneve të deritanishme, marshimi po zhvillohet në mënyrë paqësore dhe nuk raportohen incidente. Studentët pritet të vijojnë lëvizjen drejt Rektoratit Qendror të Universitetit të Vlorës, ku është parashikuar edhe mbërritja e marshimit. Ndërkohë, kujtojmë...