Edhe tre muaj kohë, Kosova “betejë” për milionat e Bashkimit Europian! Rrezikon të humbasë mbi 165 milionë euro nga Plani i Rritjes
Rreth tre muaj kohë ka Kosova që të përmbushë 27 hapa të reformave e t`i raportojë Bashkimit Evropian për punën e bërë. Reformat që duhet të përmbushen deri në fund të muajit dhjetor, sipas Bashkimit Evropian, kanë vlerën 165.8 milionë euro. Në një reagim për “KOHA”, a Zyra e BE-së në Kosovë thotë se përmbushja e hapave deri në muajin qershor është ende duke u vlerësuar. “Siç e dini, Kosova mund të përfitojë deri në 882.6 milionë euro, me kusht që të përmbushë reformat e përzgjedhura në kuadër të Axhendës së Reformave të miratuar, si dhe parakushtet dhe kushtet e përgjithshme. Disbursimi i fondeve nga BE-ja varet nga vlerësimi i përmbushjes së hapave të përcaktuar në Agjendën e Reformave, si dhe nga respektimi i kushteve...
Burimi:
javanews.al