Edhe sot mos harroni çadrat! Pritet mot me reshje shiu, shtrëngata dhe breshër në disa zona

Edhe sot mos harroni çadrat! Pritet mot me reshje shiu, shtrëngata dhe breshër në disa zona

Ditën e diel vendi ynë parashikohet të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e intervale kthjellimesh. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit, në jugperëndim e veriperëndim reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Gjatë ditës reshjet mbeten prezente me intensitet të ulët ndërsa në veriperëndim e jugperëndim hera – herës deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Mjegull e dendur lokale / mjegullinë në momentin e reshjeve të shiut. Era do të fryjë me drejtim juglindje – lindje me shpejtësi mesatare 5...