
Edhe pa Messin, Argjentina mbetet e madhe. Kampionët e botës në fuqi shkatërrojnë 4-1 Brazilin
👁4413
Duhej të ishte nata e madhe e Brazilit. Ajo e revanshit, siç kishte thënë Raphinha, ylli i Barcelonës, i cili donte fitoren me çdo kusht. Dukej si fundi i një epoke, pasi nga njëra anë mungonte ikona Lionel Messi, ndërsa nga ana tjetër nuk kishte arsye për të qeshur, me mungesën e Neymar. Në fund të fundit, doli më keq për Brazilin, sepse “albicelestët” treguan të gjithë forcën e tyre. Skuadra e Scalonit, edhe pa numrin e saj 10, i shkatërroi verdhëjeshilët, duke i futur në telashe përsa i përket renditjes. Megjithatë, barazimi i Bolivisë i kishte siguruar tashmë Argjentinës...
Burimi:
Telesport.al