“Edhe nëse më mbysin…” Arlinda kërkoi (vazhdimisht) mbrojtje, audiot tronditëse para vrasjes

“Edhe nëse më mbysin…” Arlinda kërkoi (vazhdimisht) mbrojtje, audiot tronditëse para vrasjes

Emisioni “MAT” në Klan Kosova ka publikuar dy materiale audio tronditëse që hedhin dritë mbi rastin tragjik të Arlinda Zekajt. Kjo e fundit kishte frikë për sigurinë e saj dhe shqetësim të vazhdueshëm për djalin, teksa nuk ka ngurruar me denoncimet në Polici apo shkresat zyrtare ndaj Prokurorisë. Fatkeqësisht, asnjëra prej tyre nuk është marrë parasysh… Në bisedat e siguruara nga gazetarja Blerta Ahmeti, e ndjera dëgjohet duke paralajmëruar se mund t’i ndodhte diçka e rëndë, ndërsa kërkonte dëshpërimisht të rikthehej në shtëpinë e saj dhe kundërshtonte praninë e familjarëve të ish-bashkëshortit. “Edhe nëse më mbysin, këta do të mbajnë përgjegjësi”, dëgjohet duke thënë Arlinda në një prej bisedave me motrën e saj. Fjalë që, pas vrasjes së saj, marrin një peshë edhe më të...