Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Edhe Kombëtarja U-16 në aksion, zyrtarizohen dy miqësore kundër Bullgarisë
👁11370
Edhe Kombëtarja U-16 do të zbresë në fushë në muajin qershor. Kuqezinjtë e vegjël do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore kundër bashkëmoshatarëve të Bullgarisë. Dy federatat kanë rënë dakord që këto dy miqësore të luhen në Durrës, në stadiumin “Niko Dovana” më 5 dhe 8 qershor. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco do të luajnë sfidën e parë më 5 qershor në ora 17:30, ndërsa tre ditë më vonë (8 qershor) do të zhvillohet ndeshja e dytë miqësore në ora 10:00. Gjatë muajit qershor, thuajse të gjitha ekipet tona kombëtare do të testojnë forcat e tyre në ndeshje miqësore...