”Edhe gërmadhë Kështjella e Artanës të ngjallë admirim..”

”Edhe gërmadhë Kështjella e Artanës të ngjallë admirim..”

Blerim Latifi Rastësisht më ra rruga andej, por nuk kisha kohë të ngjitem deri tek lart. Edhe gërmadhë Kështjella e Artanës të ngjallë admirim. Admirimi bëhet edhe më i madh kur e lexon historinë e saj. Prapa atyre mureve, tani thjesht gërmadha, është lindur Martin Segoni, prelat i njohur i katolicizmit shqiptar dhe biografi i parë i Skënderbeut. Edhe shkrimtari e teologu bullgar Vladislav Gramatiku thuhet të ketë lindur aty. Ndonëse serbët janë munduar ta serbizojnë gjithë historinë e saj, falë dokumenteve të Raguzës mësojmë për qindra familje shqiptare që jetonin e punonin aty gjatë shekujve 14 e 15. Llesh Spani, nga familja Spani e Drishtit, ishte komandanti i fundit që udhëhoqi mbrojtjen e kësaj kështjelle para se ajo të binte në duart e osmanëve...