Edhe Ertjan Kofsha shumë larg zonës së medaljeve, Shqipëria e mbyll Botërorin pa shkëlqim
5 Nëntor 2026 12:16 Telesport Aventura e ekipit kombëtar shqiptar të peshëngritjes nuk ka qenë ajo që pritej në Botërorin e shtangës që po zhvillohet në Kinë. Një turne ku shtangistët kuqezinj ishin shumë larg zonës së medaljes. I fundit që garoi për ngjyrat e Shqipërisë ishte i riu Ertjan Kofsha, që mori pjesë në Baterinë C të peshës 95kg. Në stilin e shkëputjes, ai u klasifikua në vendin e 24-t. Në provën e parë realizoi 160kg, por dështoi dy herë të ngrejë fillimisht 164kg e më pas 165kg. Në stilin e shtytjes, Kofsha u rendit në vendin e 28-të. Edhe këtu, realizoi vetëm provën e parë me 190kg, ndërsa në dy provat e tjera nuk u ngjit fare në pedanë. Kështu, me 350kg në...
Burimi:
telesport.al