Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Edhe 3 ditë nga hapja e mbi 2 mijë kutive votimi në Elbasan, Tiranë, Fier dhe Durrës/ Ja çfarë pritet të ndodhë
👁5340
Të martën, Pallati i Sportit “Farie Hoti” në Tiranë do të kthehet në qendër të vëmendjes, jo për sport apo tifozë, por për politikën. Partia Demokratike, që vijon të mos e pranojë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ka fituar të drejtën për hapjen dhe hetimin e 2,240 kutive të votimit. Fillimisht, do të hapen 96 kuti nga qarku i Elbasanit, por jo për rinumërim. Këto kuti do të kontrollohen për të verifikuar pretendimet e opozitës lidhur me të ashtuquajturin “treni bullgar”, duke hetuar nëse në disa qendra votimi ka më shumë vota sesa votues të regjistruar. Pas Elbasanit, procesi...