E zuri poshtë masivi i rërës dhe kromit, trupi i pajetë i 29-vjeçarit ende i zhdukur, gjenden vetëm disa rroba

E zuri poshtë masivi i rërës dhe kromit, trupi i pajetë i 29-vjeçarit ende i zhdukur, gjenden vetëm disa rroba

Kërkimet për gjetjen e 29 vjeçarit Ardit Beshiri, i cili u rrëmbye bashkë me mjetin eskavator teksa po punonte në një stog minerali në zonën e njohur si Qaf Burrel të Klosit, vijojnë pa ndërprerje. Grupeve të kërkim-shpëtimit i janë shtuar edhe ekipe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë mbërritur këtë të mërkurë pranë vendit ku po zhvillohen kërkimet. Deri tani mësohet se janë disa shenja rrobash që dyshohet të jenë të 29 vjeçarit, dhe disa mbetje të mjetit eskavator, me të cilin ai po punonte në momentin që u rrëmbye nga rrjedha e ujit dhe inertet...
Burimi: Javanews.al