Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E vrau dhe më pas i vuri zjarrin banesës për të zhdukur gjurmët/ Shoqërohet autori i dyshuar i ngjarjes në Pogradec
Autori i dyshuar i ngjarjes në Pogradec ku një 52-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesë është shoqëruar nga policia. Autori është shoqëruar nga efektivët drejt vendngjarjes për të bërë eksperiment hetimor. Fillimisht u mendua se 52-vjeçarja Kozeta Teço ishte asfiksuar nga zjarri i cili kishte përfshirë banesën, por se më vonë pas këqyrjes së trupit ku u gjetën shenja dhune, u zbulua se zjarri mund të ishte i qëllimshëm për të fshehur ngjarjen e për të zhdukur provat. Deri më tani, pista e hetimit është ajo e vrasjes për motive pronësie. 52 -vjeçarja Kozeta Teço u gjet e...