Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
E VEÇANTË – Hoteli në Velipojë ofron 5 ditë akomodim falas për të gjithë veteranët e UÇK- së në Kosovë
Një hotel në Velipojë, ka ndërmarrë një nismë të veçantë në këtë fillim të sezonit të ri veror. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, është njoftuar akomodim falas për 5 ditë për të gjithë ish- luftëtarët e UÇK- së, sot veteranë. “Njoftim special për veteranët e UÇK-së! Hotel Globi në Velipojë ju fton të përfitoni nga një ofertë e veçantë si shenjë respekti për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për atdheun! Nga data 01.06.2025 deri më 05.06.2025, ofrojmë fjetje falas dhe mëngjes të përfshirë për të gjithë veteranët e luftës së UÇK-së. Ju lutemi të lajmëroheni paraprakisht 00355686429107 dhe të kryeni rezervimin tuaj sa më shpejt! Kur të mbërrini në recepsion, ju lutemi të paraqitni dokumentin zyrtar që vërteton statusin tuaj si veteran. Ju faleminderit nga...