E turpshme në Milano, vandalizohet murali kushtuar Franco Baresit te “Casa Milan”
28 Shtator 2026 7:22 Alfred Lleshi Muralja kushtuar Franco Baresit, e vendosur përballë selisë së “Casa Milan”, është vandalizuar. Vetëm pak më shumë se një muaj pas ndarjes nga jeta të ish-kapitenit legjendar të Milanit, më 31 korrik, në moshën 66-vjeçare, vepra që nderonte kujtimin e tij është dëmtuar rëndë. Ngjarjen e denoncoi këshilltari bashkiak Alessandro Giungi, duke publikuar në rrjetet sociale pamjet e muralit të dëmtuar me bojë sprej në fytyrë, mbi numrin ikonë 6, si dhe me gërvishtje të shumta. Baresi ia kushtoi gjithë karrierën Milanit, duke veshur fanellën kuqezi për 20 vite, 15 prej tyre si kapiten, dhe fitoi çdo trofe të rëndësishëm. Autori i muralit, Lucas Streetart, reagoi: “Të shoh veprën time kaq të dëmtuar më shkakton një trishtim të madh,...
Burimi:
telesport.al