“E turpshme”, Kastro kritik ndaj sjelljes së fermerëve dhe fjalorit të tyre

“E turpshme”, Kastro kritik ndaj sjelljes së fermerëve dhe fjalorit të tyre

Kastro është treguar kritik sa i përket sjelljes së fermerëve gjatë këtyre ditëve. Ai e cilësoi të turpshme përdorimin e një terminologjie rruge ndaj njëri-tjetrit, në një spektakël ku mund të jepnin më të mirën e tyre. “Kam dëgjuar një fjalor që nuk di çtë them. Një fjalor që nuk ju shkon as për shtat e as për fytyrë. Shumë të tjerë do donin të ishin pjesë e këtij formati, prandaj jepni më të mirën tuaj”, u shpreh Kastro.
Burimi: Vizionplus.tv