“E treta e vërteta” për Tiranën, mund Flamurtarin në Vlorë, fitojnë edhe Studenti e Vllaznia
Ka nisur këtë fundjavë Kampionati Kombëtar i Basketbollit për femra, ku për të tretën herë brenda 10 ditëve janë përballur Flamurtari e Tirana. Vlonjatet kishin fituan dy përballjet e para, në Kupën e FSHB-së dhe në Superkupë, por këtë herë ishin bardheblutë ato që dolën fituese. Në Vlorë, skuadra e Tiranës triumfoi 72-64, duke korrur një fitore të madhe jashtë fushe. Ndeshje e komanduar gjatë gjithë kohës nga bardheblutë, që patën një epërsi të lehtë ndaj Flamurtarit, që s’u dorëzua deri në fund. Maddox me 25 pikë e 12 rebound ishte më e mira në fushë. Fitore të rëndësishme korri Vllaznia, që në fushën e saj mundi 78-55 Partizanin, që nuk është ekipi që shpresonin të gjithë. Kryeqytetaset, vetëm me lojtarë vendase, nuk e përballuan...
Burimi:
telesport.al