‘E sulmoi ariu’! Policia: 61-vjeçari u vra me armë e thikë nga gruaja dhe djali i tij (EMRAT)
Urim Fiku BULQIZË-Është zbardhur ngjarja e rëndë në Bulqizë, ku 61-vjeçari Urim Fiku u raportua se ndërroi jetë pasi u sulmua nga një ari gjatë kohës që ndodhej në mal për të kullotur dhitë. Ajo që u raportua si sulm nga një kafshë, rezultoi me një krim të rëndë në familje. Policia njofton se 61-vjeçari u vra me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse nga bashkëshorja, 57 vjeç dhe djali i tij, 33 vjeç. Fillimisht gruaja e viktimës Sadete Fiku dhe djali i tij, Gazmir Fiku njoftuan Policinë, duke pretenduar se 61-vjeçari ishte sulmuar dhe kafshuar nga një kafshë e egër, por nga ekzaminimet mjekoligjore rezultoi se në pjesën e kraharorit viktima, ishte qëlluar me armë zjarri. Në vijim, policia arrestoi Sadete Fiku, bashkëshortja...
Burimi:
zeri.ai