Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
E shtuna për plazh! Temperatura deri në 35 gradë Celcius
👁6556
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell si dhe kalime vranësirash të pakta kryesisht në relievet malore në lindje e juglindje të territorit nga orët e mesditës. Temperaturat minimale do të jenë 12 gradë Celsius, ndërsa maksimale 35 gradë. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 10-12 m/s. Valëzimi në det do të jetë 1- 2 ballë./ZËRI