E shtuna me dy protesta në Tiranë/ PD në orën 12:00, studentët te Ministria në 14:00
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për shtyp se protesta e thirrur nga opozita për të shtunën do të jetë një tubim kombëtar i PD-së. Protesta e demokratëve është planifikuar të nisë në orën 12:00 para Kryeministrisë, ndërsa studentët kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se do të mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit. Në prononcimin e tij, Berisha u ndal edhe te qëndrimi i selisë blu lidhur me tubimin e studentëve, duke theksuar karakterin kombëtar të protestës së organizuar nga Partia Demokratike. Gjatë komunikimit me gazetarët, kreu i PD-së komentoi gjithashtu publikimin nga kryeministri Edi Rama të portreteve pjesërisht të mbuluara të studentëve, të shoqëruara me inicialet e tyre. Berisha pretendoi se përmes këtyre veprimeve, Rama synon ta çojë...
Burimi:
kohajone.com