“E shkatërroi Mbappén, as Messi nuk i ka bërë këto gjëra”; rrjetet sociale i përulen Pilos pas Real Madridit
Deri në minutën e 92-të, AEK-u kishte në duar një pikë të artë, por Valverde, me një goditje të fuqishme, shënoi për 2-3, duke ua shuar shpresat vendasve në atmosferën elektrizuese të “Nea Filadelfias”. Kjo humbje e la skuadrën greke me vetëm tri pikë pas katër ndeshjesh, duke vështirësuar edhe më shumë kualifikimin mes 24 ekipeve të para në Champions League. Megjithatë, një nga protagonistët e AEK-ut ishte mbrojtësi i majtë Stavros Pilos. Pas golit kundër Manchester City, ai gjeti rrugën e rrjetës edhe ndaj Real Madridit. Në minutën e 75-të, pas një aksioni të bukur nga krahu i majtë, Pilios mori pasimin e duhur dhe me një goditje të ulët mposhti Courtois, duke rikthyer avantazhin e AEK-ut në 2-1. Me këtë gol, 25-vjeçari hyri...
Burimi:
telesport.al