E rrihte gruaja, pushohet çështja/ Burri i dhunuar tërhiqet dhe thotë se ishte i dehur, por dosja u pezullua prej amnistisë

E rrihte gruaja, pushohet çështja/ Burri i dhunuar tërhiqet dhe thotë se ishte i dehur, por dosja u pezullua prej amnistisë

8 vjet më parë, një burrë denoncoi në polici bashkëshorten se ajo e kishte dhunuar në të paktën katër raste. Me kalimin e kohës, çështja mbërriti në gjykatën e apelit dhe i dëmtuari i tha trupës gjyqësore se gruaja ishte e pafajshme, se ai kishte qenë i pirë atë ditë dhe se marrëdhënia në çift ishte normalizuar. Por nuk ishte kjo arsyeja pse dosja u pushua, por sepse gruaja fitoi nga ligji i amnistisë. Sipas aktit hetimor, burri me inicialet L. G. e denoncoi bashkëshorten M. G. pas tre vitesh martese, gjatë të cilave gruaja ishte dënuar edhe më herët për dhunë ndaj tij dhe ai kishte marrë një urdhër mbrojtjeje prej saj. Në gjykatën e apelit u tha se kryefamiljari kishte tre fëmijë nga...