E RRALLË/ Shqipërisë i vlejnë njësoj dy rezultate ndaj Finlandës, ja çfarë ndodh me kuqezinjtë – Balkanweb.com – News24

E RRALLË/ Shqipërisë i vlejnë njësoj dy rezultate ndaj Finlandës, ja çfarë ndodh me kuqezinjtë – Balkanweb.com – News24

Shqipëria do të kthehet në nëntor ku do të vendoset fati i saj në grupin C1 të Ligës së Kombeve. Çdo pozicion tjetër përveç vendit të parë shikohet si dështim i madh. E rrallë është se te sfida e radhës me Finlandën, barazimi dhe fitorja kanë të njëjtën vlerë.   Sfida e parë do të jetë me Finlandën në “Air Albania” dhe më pas me Bjellorusinë në transfertë. Në raportimin e mëparshëm, “Panorama Sport” tregoi se një humbje në këto dy ndeshje hedh poshtë të gjithë edicionin në Ligën e Kombeve. Për Shqipërinë është njësoj, si të barazojë dhe të fitojë ndaj Finlandës. Po ashtu e njëjta gjë mund të thuhet edhe ndaj Bjellorusisë. Humbja është i vetmi rezultat që duhet shmangur në të dyja...