E rëndë! Shpërthimi i fuqishëm në apartamentin në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja, 8 persona në spital

E rëndë! Shpërthimi i fuqishëm në apartamentin në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja, 8 persona në spital

pamje nga zjarri ne elbasan ELBASAN- Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mesditën e sotme në një apartament në qytetin e Elbasanit, në lagjen "Beqir Dardha". Flakët u përhapën në të gjithë pallatin, ku për pasojë një 83-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mësohet se shpërthimi i fuqishëm shkaktoi dëme të konsiderueshme në ndërtesë, duke shembur muret e apartamentit dhe një pjesë të shkallëve të pallatit. Saka, evakuimi i banorëve është bërë nga shkallët e zjarrfikësve që mbërritën menjëherë në vendngjarje bashkë me policinë dhe ekipet e emergjencës. Ndërkohë, mbeten ende të paqarta shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit. Pritet që autoritetet të japin më shumë detaje në vijim./ZËRI