E rëndë! Qëllohen me çifte 22 kuaj në zonën Dukat–Llogara, shkak dyshohet konkurrenca mes pronarëve që zhvillojnë guida

E rëndë! Qëllohen me çifte 22 kuaj në zonën Dukat–Llogara, shkak dyshohet konkurrenca mes pronarëve që zhvillojnë guida

22 kuaj janë qëlluar me armë tip çifte në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku disa prej tyre kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Ngjarja ka ndodhur katër ditë më parë dhe është bërë e ditur edhe policia. Sipas pronarit të këtyre kuajve Foni Konomi i cili nëpërmjet telefonit shprehet se nuk mund ta imagjinojë se si mund të qëllosh me armë zjarri një kafshë si kali. Sipas dyshimeve të para, autorët mund të jenë gjuetarë të paligjshëm, që kanë vepruar gjatë natës. Nga të shtënat, jo të gjithë kuajt kanë ngordhur; disa janë ende të plagosur, ndërsa tre prej tyre po marrin trajtim mjekësor. Pjesa tjetër nuk është gjetur ende dhe vijojnë kërkimet neper malit te Karaburunit...