E rëndë/ Përplaset nga makina i mituri, zbardhen rrethanat e ngjarjes

E rëndë/ Përplaset nga makina i mituri, zbardhen rrethanat e ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në Bushat të Vaut të Dejës. Rreth orës 15:30, një shtetas duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka përplasur motomjetin me drejtues një të mitur 16-vjeçar. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 16-vjeçar, pasagjer në motomjet, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Burimi: Sot.com.al