E rëndë në Tropojë, 54-vjeçari vetëvritet në oborrin e shtëpisë së tij

E rëndë në Tropojë, 54-vjeçari vetëvritet në oborrin e shtëpisë së tij

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë pasdite në fshatin Shumicë të Tropojës, ku një 54-vjeçar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Sipas burimeve paraprake nga policia, rreth orës 14:40, shtetasi K. N. u gjet i pajetë nga familjarët. Dyshimet e para janë se ai i ka dhënë fund jetës përmes vetëvarjes. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv