E rëndë në Tiranë! Përplasen 6 makina, plagoset shoferi dhe pasagjeri i makinës së policisë

E rëndë në Tiranë! Përplasen 6 makina, plagoset shoferi dhe pasagjeri i makinës së policisë

Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në rrugën “Dritan Hoxha” në vendin e quajtur “Semafori i Laprakës”, ku janë përfshirë në përplasje 6 automjete. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në automjetin e policisë shtetasit E. Gj dhe E. J si dhe drejtuesi i automjetit taksi shtetasi A. M, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv