E rëndë në Tiranë, gruaja i jep fund jetës duke u hedhur nga lartësia

E rëndë në Tiranë, gruaja i jep fund jetës duke u hedhur nga lartësia

Një 60-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia. “Rreth orës 11:00, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 8-të, në pallatin ku banonte, shtetasja L. M., rreth 60 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të rastit. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv