E rëndë në Spanjë, djali fsheh në dollap trupin e babait të vdekur për 18 muaj, për t’i marrë pensionin!
Një 25-vjeçar spanjoll është arrestuar pasi mbajti të fshehur trupin e pajetë të babait të tij në dollapin e shtëpisë për të paktën 18 muaj, me qëllim që të vazhdonte të merrte pensionin e tij. Ngjarja e rëndë u zbulua të enjten në qytetin e vogël Torrecaballeros, në Spanjë, pasi policia u alarmua nga një erë e rëndë që vinte nga banesa në rrugën Los Fresnos. Kur hynë në shtëpi, efektivët gjetën trupin e 71-vjeçarit të mbështjellë me qese silikoni, në një përpjekje për të maskuar erën e dekompozimit. Edhe dhoma ishte izoluar me silikon për të parandaluar përhapjen e erës. Sipas policisë, babai kishte ndërruar jetë rreth një vit e gjysmë më parë. I riu mund të përballet me akuza për fshehjen e trupit...
Burimi:
javanews.al