E rëndë në malin e Llogarasë/ Qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë, 4 prej tyre ngordhin, pjesa tjetër u “zhdukën”

E rëndë në malin e Llogarasë/ Qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë, 4 prej tyre ngordhin, pjesa tjetër u “zhdukën”

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në Malin e Llogarasë, ku 22 kuaj të lirë janë qëlluar me armë gjahu, duke shkaktuar një masakër të vërtetë mbi këto kafshë të pambrojtura. Sipas denoncimeve të pronarëve dhe aktivistëve, katër prej kuajve kanë ngordhur menjëherë nga plagët e marra, një pjesa tjetër janë fshehur në pyll, disa prej të cilëve të plagosur dhe kanë nevojë urgjente për veteriner. Deri më tani pronarët nuk kane arritur t’i lokalizojne kuajt, të cilët u larguan në pyll pasi në drejtim të tyre u qëllua me armë zjarri. Pamjet e siguruara janë të rënda dhe tregojnë barbarinë e ushtruar ndaj një tufe kuajsh që lëviznin të lirë në zonën malore. Sipas banorëve, ky nuk është rasti i parë që...