Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
E rëndë në Lezhë! Gjendet trupi i pajetë i një 60-vjeçari në një depo uji, dyshohet se…
Është gjetur trupi i pajetë i një personi, rreth 60-vjeç në Lezhë. I ndjeri është gjetur në sipërfaqen e një depoje (pa ujë, aktualisht në ndërtim), në fshatin Zheje, Mamurras. Dyshohet se 60-vjeçari ka rënë aksidentalisht në sipërfaqen e depos. “Rreth orës 10:00, në sipërfaqen e një depoje (pa ujë, aktualisht në ndërtim), në fshatin Zheje, Mamurras, është konstatuar nga punonjësit, trupi i pajetë i shtetasit M. K., rreth 60 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje dhe kanë nxjerrë trupin, i cili është transportuar në IML, për ekzamimin. Nga hetimet e deritanishme...