E rëndë në Kurbin/ Po manovronte me mjet bujqësor, babai aksidenton vajzën e mitur, 3 vjeçarja humb jetën

E rëndë në Kurbin/ Po manovronte me mjet bujqësor, babai aksidenton vajzën e mitur, 3 vjeçarja humb jetën

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Kurbin. Rreth orës 19:50, në fshatin Malbardh të  Kurbinit, në oborrin e banesës së tij, shtetasi B. A., 45 vjeç, duke manovruar me një mjet bujqësor, ka goditur aksidentalisht vajzën e tij të mitur, 3 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra, e mitura ka humbur jetën, informoi sot në mbrëmje policia Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes aksidentale.