E rëndë në Kretë, shqiptari sulmohet me thikë në banesë
Një sulm i përgjakshëm ndaj një shqiptari 58-vjeçar ndodhi gjatë natës në Agia Galini në Rethymno të Kretës, ndërsa policia është në kërkim të një 17-vjeçari, i cili dyshohet se është i përfshirë në këtë rast. I plagosuri po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Heraklionit (PAGNI), pasi ka marrë dy plagë me thikë në bark. Sipas burimeve, 58-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili banon në zonë me familjen e tij, u sulmua brenda shtëpisë së tij. Rrethanat në të cilat ndodhi incidenti mbeten nën hetim, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë provat që mund të çojnë në identifikimin e të riut. Pas lëndimit, i plagosuri u transferua fillimisht në Qendrën Shëndetësore Moira, ku iu dha ndihma e parë dhe u bënë përpjekje për të stabilizuar...
Burimi:
argjiroja.net