Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E rëndë në Kavajë! Turistja çeke mbytet në plazhin e Golemit
👁3068
Një turiste çeke është mbytur në plazhin e Golemit. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Enkeleda Arapi, turistja është një grua e moshës rreth 79 vjeç. Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat në të cilat turistja ka ndërruar jetë, teksa paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrore (atak kardiak).