Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
E rëndë në Greqi! Djali vret prindërit me gërshërë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele, rreth orës 18:00 në zonën e Messinias, në Kalamata të Greqisë. Djali 61-vjeçar ka vrarë prindërit e tij, babanë 96-vjeçar dhe nënën 93-vjeçare. Dyshohet se të moshuarit janë vrarë me gërshërë brenda banesës së tyre këtë të diel. Siç shkruajnë mediat greke, autori dyshohet se vuan nga probleme psikologjike. Kanë qenë fqinjët ata që telefonuan policinë, pasi dëgjuan britma nga banesa e çiftit të moshuarve. /vizionplus.tv