E rëndë në Golem, turisti belg bie nga kati i tretë i hotelit dhe humb jetën! Dyshimet e para të Policisë, mister shkaqet

E rëndë në Golem, turisti belg bie nga kati i tretë i hotelit dhe humb jetën! Dyshimet e para të Policisë, mister shkaqet

Një shtetas belg, 48 vjeç, ka humbur jetën mbrëmjen e 21 shtatorit në Golem. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:00, turisti belg dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një hoteli në rrethana e shkaqe ende të panjohura dhe që po hetohen. Si pasojë e rënies, 48-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. Gjithashtu janë njoftuar edhe autoritetet diplomatike belge në Tiranë për nisjen e procedurave.