Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
E rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari i jep fund jetës
👁12955
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Rreth orës 13:30, familjarët e shtetasit V. P., 17 vjeç, nga fshati Valare, e kanë çuar atë pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Nga hetimet e para, dyshohet se i riu ka kryer aktin e vetëvrasjes duke u varur në banesën e tij. Grupi hetimor është drejtuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.