E rëndë në Elbasan, dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

E rëndë në Elbasan, dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

Elbasan ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit po heton një rast të rëndë të ngacmimit seksual në Elbasan. Më konkretisht raportohet se një 12-vjeçare ka rënë pre e një ngacmimi seksual në ambiente publike. Ajo është ngacmuar nga dy 14-vjeçarë, të cilët edhe e kanë filmuar në ato momente 12-vjeçaren dhe videot më pas i kanë hedhur në rrjetet sociale. Të miturit janë vënë nën hetim, ndërkohë që Prokuroria e Elbasanit po heton dhe mundësinë e përfshirjes së ndonjë personi tjetër në këtë ngjarje.
Burimi: Zeri.ai