E rëndë në Dibër! Dyshohet se u zu poshtë nga shtylla gjatë punës, humb jetën elektriçisti (EMRI)

E rëndë në Dibër! Dyshohet se u zu poshtë nga shtylla gjatë punës, humb jetën elektriçisti (EMRI)

foto ilustruese DIBËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në zonën e Vasies, në Kala të Dodës, ku një elektriçist ka humbur jetën teksa ishte duke punuar për ndërrimin e shtyllave elektrike. Sipas raportimeve, dyshohet se njëra prej shtyllave është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë elektriçistin e identifikuar si Lulzim Shehu, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Pas nxjerrjes së trupit, ai është nisur drejt morgut të Spitalit Rajonal të Dibrës. Ndërkohë, pritet të zbardhen rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe shkaqet që çuan në rrëzimin e shtyllës elektrike gjatë punimeve./ZËRI