E rëndë në Devoll/ Një person gjendet e vdekur në mes të rrugës, dyshimet e para

E rëndë në Devoll/ Një person gjendet e vdekur në mes të rrugës, dyshimet e para

Një e moshuar 86 vjeçare ndërron jetë rrugës për në banesën e saj në fshatin Hoçisht, Devoll. Nga informacionet paraprake mësohet se e moshuara mund të jetë rrëzuar dhe ka humbur jetën, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia që të ketë pësuar infarkt. E moshuara jetonte e vetme në banesë. Policia  ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Trupi do të transportohet drejt morgut për ekspertizën mjeko ligjore që do të zbardhë shkaqet.  
Burimi: Sot.com.al