E rëndë/ Ndërron jetë 4 vjeçarja në Roskovec, shembet muri rrethues…

E rëndë/ Ndërron jetë 4 vjeçarja në Roskovec, shembet muri rrethues…

Në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Mësohet se 4-vjeçarja ishte duke luajtur në oborrin e banesës kur murri rrethues u shemb dhe e zuri poshtë. Për pasojë vogëlushja humbi jetën. Familjarët e kanë transportuar menjëherë vajzën në qendrën shëndetësore të Roskovecit, por fatkeqësisht ajo ka mbërritur pa shenja jete.
Burimi: Sot.com.al